Donnarumma do luajë tek gjigandi spanjoll

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk e dimë a mundet Milani tia lejojë vetes të privoht nga një talent siç është  Donnarumma i cili duke parë dhe moshën garanton mbrojtjen e portës për një kohë të gjatë.

Informacionet e fundit të siguruara nga “Le10Sport”, e lidhin portierin italian me një kalim te Barcelona.

Problemet e shumta me portën në vitet e fundit, kanë bërë që klubi katalunas të mendojë një lëvizje që garanton portën në të ardhmen.

Negociatat thuhet që kanë nisur, derisa marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse Barcelona dërgon drejt Milanos një ofertë astronomike.

Operacioni mund të realizohet gjatë verës, sepse s’ka kohë që një transferim kaq i komplikuar të kompletohet në janar.

Ndryshe, Donnarumma kërkohet edhe nga skuadra tjera si Real Madrid apo Juventus.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.