Donnarumma te Real Madrid, komplikohet situata për Navas dhe De Gea

0
SHPËRNDAJE

Mbetet dhe trashëgohet paqartësia e madhe se kush do ta mbrojë si titullar portën e Real Madrid, ekipit me markën më të fuqishme në historinë e futbollit botëror, për sezonin e ardhshëm, me portierin italian Gianluigi Donnarumma që hynë në mes të bisedimeve që deri pak më përpara ishin dominuar gjithmonë vetëm nga gardiani aktual i Los Blancos, Keylor Navas dhe ai i Manchester United, David de Gea. Futbollisti 18-vjeçar nga Italia, që gjatë një sezoni e gjysmë ka qenë titullar në portën e AC Milan, është njëri prej portierëve më premtues në planet dhe ai u është ofruar drejtuesve të Ream Madrid gjatë disa momenteve të caktuara të sezonit 2016-2017.

Sikurse raporton “Gazzetta dello Sport”, Donnarumma ka refuzuar tre oferta për rinovimin e kontratës aktuale që e lidh atë me klubin kuqezi deri në verën e vitit 2018 dhe menaxheri i portierit, Mino Raiola e ka ofruar klientin e tij te Real Madrid dhe Manchester United, qoftë për një transferim të menjëhershëm, apo për kalim sezonin e ardhshëm në parametra zero. Marrëdhënia mes Real Madrid dhe Raiola është përmirësuar pas problemeve dhe kontradiktave të verës së vitit 2016, kur Los Blancos tentuan blerjen e Paul Pogba.

Për Los Blancos, ata do të dëshironin që futbollisti të kishte durimin për të qëndruar në Itali edhe për një vit tjetër, deri në qartësimin e situatës te Real Madrid, që duhet të vendosë midis Navas, i cili e mbylli sezonin në formë të mirë dhe të shumë përfolurin De Gea. Nëse do të realizohet transaksioni që do të çonte portierin spanjoll De Gea te Real, atëherë trajneri Jose Mourinho mund të përfitojë për të marrë Donnarumman në Old Trafford.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.