Dopieta e Muriqit nuk mjafton për Giresunspor

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Vedat Muriqi nuk di të ndalet në futbollin turk. Sulmuesi shqiptar që luan në Kategorinë e Parë të Turqisë po tregohet i papërmbajtshëm në këtë ligë. Në ndeshjen Giresunspor-Elazigspor e cila përfundoi me rezultatin 2-2, të dy golat janë shënuar për skuadrën vendase u shënuan nga Muriqi duke e çuar skuadrën e tij në avantazh të dyfishtë përkohësisht.

Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Sulmuesi shqiptar hapi serinën golave në minutën e 12′ të pjesës së parë për t’a mbyllur atë me shifrat 1-0. Ndërkohë me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Muriqi shënoi një tjetër gol në minutën e 46′ duke dhënë idenë se ndeshja ishte praktikisht e mbyllur, por gjë që nuk ndodhi. Skuadra mike e Elazigspor arriti të barazojë shifrat në 2-2 edhe pse ishte me një lojtar më pak duke i mohuar fitoren skuadrës së Giresunspor. Me dy golat e shënuar deri më tani, Vedat Muriqi e ka çuar në 11 numrin e rrjetave të shënuara në kampionat këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.