Dopietë e Albian Ajetit me Bazelin (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

alAjetiNjë shqiptar tjetër po nis të bëjë emër si goleador te Bazeli. Bëhet fjalë për Albian Ajetin, i cili ka qenë autor i një dygolëshi sot në Kupën e Zvicrës, me realizimet në minutat 35’ dhe 59’, duke dhënë një kontribut të madh për fitoren e kampionëve të Zvirës, 4-0 ndaj Meyrin. Sulmuesi 18-vjeçar, vëllai i mbrojtësit Arlind Ajeti, ka shpërblyer më së miri besimin që i është dhënë nga trajneri Fisher, ku qenë praktikisht njeriu i ndeshjes për Bazelin. Në fushë ka qenë gjatë gjithë lojës edhe Shkëlzen Gashi, por pa vendosur dot emrin e tij mes shënuesve të takimit.

Këtu mund të shikoni dy golat e Ajetit:

https://www.youtube.com/watch?v=1y3kSB7jrbk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.