Dopietë e sulmuesit Pero Pejiç, Kukësi ecën me hap kampioni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas gabimit të pafalshëm kundër Korabit, Kukësi është zgjuar dhe ka treguar se ndalja e mesjavës ishte thjesht një rastësi, ku ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Kategorisë Superiore. Përballja mes dy kryesuesve të kampionatit u vendos nga dy gola të sulmuesit Pero Pejiç në minutën e 35-të me një goditje të fortë me të majtën brenda zonës dhe në minutën e 44-të me penallti, në një ndeshje pa shumë histori.

Ndërsa, në pjesën e dytë nuk ka asnjë gol, edhe pse Skënderbeu tentoi gjatë të rihapte takimin, por Kukësi ishte i pakalueshëm, duke marrë kreun i vetëm tashmë.

Takimi nis i shpejtë, ku që në të 5-tën, Pejiç tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut në goditje nga këndi.

Në të 10-tën, Pejiç tenton me një goditje me kokë brenda zonës pas një krosimi të sulmuesit Emini, por Shehi kontrollon me qetësi topin.

Loja ka ndërprerje të shumta për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, ndërkohë që topi qarkullon më tepër në mesfushë sepse ekipet nuk gjejnë hapërisa në prapavijat kundërshtare..

Deri në të 35-tën, minutat kalojnë me qetësi, teksa mungojnë rastet për shënim, ndërsa loja ka edhe ndërprerje të shumta për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, ndërkohë që topi qarkullon më tepër në mesfushë sepse ekipet nuk gjejnë hapërisa në prapavijat kundërshtare.

Minuta e 35-të dhe Pejiç kalon Kukësin në avantazh me një gjuajtje të fortë me të majtën brenda zonës. Sulmuesi nuk feston në respekt të ish-ekipit të tij.

As 8 minuta nuk kalojnë plotësisht, dhe Osmani pengon sulmuesin Pejiç brenda zonës dhe gjyqtari Jemini akordon penallti, që ekzekutohet saktë nga Pejiç dhe shifrat dyfishohen, 2-0.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta fillon teksa regjistrohet vetëm një rast i mirë për sulmuesin Salihi, goditja e të cilit u ndal nga Koliçi.

Skënderbeu tregon më shumë dëshirë gjatë këtyre minutave, por mungojnë rastet e pastra, ndërsa në të 69-tën, Salihi godet rrezikshëm me kokë, por Koliçi devijon topin në goditje këndi.

Në të 65-tën, Lushtaku ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por pret Shehi i pozicionuar saktë.

Kur po kronometrohej e 81-ta, portieri zëvendësues i Skënderbeut, Erion Llapanji, ndëshkohet me karton të kuq duke qenë në stol për shkak protestash ndaj gjyqtarëve Jemini, Doda dhe Avdo.

Dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, tenton Lilaj me një goditje nga jashtë zonës, por Koliçi pret topin. Salihi tenton sërish duke goditur topin e devijuar nga portieri Koliçi, por gjuajtja përfundon jashtë.

Ndeshja nuk ka më histori dhe mbyllet këtu, me Kukësin që merr një 3-pikësh shumë të vlefshëm, ndërsa Skënderbeu akoma nuk duket ai Skënderbe që tifozët korçarë dëshirojnë.

Pas këtij takimi, Kukësi mban i vetëm kreun e renditjes me 35 pikë, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në vendin e dytë me 32 pikë.

Javën e ardhshme, Kukësi luan në transfertë me Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin. /minuta90.com/

Kukësi-Skënderbeu 2-0

Golat: Pejiç 35’, 44’

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Carioca, Lena, Musolli, Dvornekoviç (Lushtaku 62’), Emini (Greca 80’), Pejiç (Pashaj 90’) (në dispozicion: Koçi, Dema, Moreira, Guri) Tr: Ernest Gjoka

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani (Zeka 70’), Mici, Orelesi, Lilaj, Malaj, Gavazaj (Adeniyi 48’), Latifi, Salihi (në dispozicion: Llapanji, Bushi, Idrizaj, Serginho, Fukui) Tr: Andrea Agostinelli

Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ergin Doda, Rejdi Avdo

Kartonë të verdhë: Musolli 45’+1, Lushtaku 76’

Kartonë të kuq: Llapanji 81’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.