Doping shqiptar edhe në Lojrat “Baku 2015”, përjashtohet boksieri

0
SHPËRNDAJE

Sporti shqiptar njolloset edhe një herë me doping. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për ndonjë peshëngritës, por për një boksier. Sipas informacionit që vjen nga Komiteti Olimpik Shqiptar, të mërkurën në Fshatin e Sportistëve të Lojërave Europiane “Baku 2015”, misioni i Ekipit Shqiptar është njoftuar zyrtarisht me anë të “e-mailit” nga Komisioni Antidoping dhe Mjekësor “Baku 2015” për rezultatet e testit doping të sportistit Rexhildo Zeneli. Saktësisht mësohet se sportisti në fjalë, një ditë pas mbërritjes në fshat në datën 13.06.2015 i është nënshtruar një kontrolli doping.

rZeneli
Boksieri Rexhildo Zeneli

Ky boksier, i cili do të garonte në kategorinë 56kg ka rezultuar pozitiv, me përdorim të substancave të ndaluara nga lista e WADA. Bëhet fjalë ekzaktësisht për Diuretics (lasiks). Vetë boksieri ka pohuar në prani të Komisionit Anti doping dhe Disiplinës se ka përdorur produktin “lasiks” për të rënë nga pesha. Në bazë të rregullores Antidoping në këto Lojëra, sportistit në mënyrë automatike i hiqet e drejta të vazhdojë garën si dhe duhet të lerë fshatin olimpik. Por mbetet të shihet se ç’masa do të merren në vazhdim kundrejt Zenelit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.