Dopingu në Brazil, hije dyshimi mbi Roberto Carlos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Roberto Carlos përfshihet në një spirale thashethemesh që mund të eklipsojë arritjet e tij në të shkuarën. Mbrojtësi brazilian përmendet në një dokumentar gjerman që thekson se gjatë Botërorit 2002 ku Brazili u shpall kampion, ai ka marrë substanca të ndaluara.

Gjatë një investigimi të kryer nga një gazetar gjerman, zbulohet se substanca EPO e rekomanduar nga mjeku Julio Çesar Alves, është marrë nga shumë sportistë brazilianë përfshirë këtu edhe mbrojtësin e krahut gjatë botërorit që u zhvillua në Japoni dhe në Korenë e Jugut. Një nga dëshmitë më tronditëse është ajo e atletes, Eliane Pereira, e cila e pranon se ka nisur të marrë substanca të ndaluara që në moshën 17 vjeçare, ndërsa kreu i agjencisë antidoping, Marco Aurelio Klein, shton se dosja e doktorit Alves i është dorëzuar prokurorisë që në vitin 2015.

Gjithashtu, dokumentari i televizionit gjerman nuk do të kufizohet vetëm në hetimin e rasteve në Brazil pasi gjatë muajve të ardhshëm do të propozojë fakte edhe rreth dopingut në futbollin europian dhe në çiklizëm. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.