Dorëheqja e Dajës, Klubi i Tiranës në deklaratë për shtyp

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Dorëheqja e Ilir Dajës ishte e pritshme pasi vetë trajneri kishte deklaruar se do të largohej nga skuadra nëse nuk arrinte objektivin. Për hir të së vërtetës trajneri Daja bëri një punë vërtet të mirë tëk skuadra bardheblu duke fituar besimin e drejtuesve, por edhe zemrat e tifozëve të cilët kërkojnë që Ilir Daja të qëndrojë në pankinë. Duke parë këtë gjë, dhe punën e mirë të trajnerit, drejtuesit e skuadrës së Tiranës janë duke shqyrtuar mundësinë që t’a rikthejnë në krye të ekipit. Përmes një deklarate ata sqarojnë këtë çështje:

Trajneri Ilir Daja
Trajneri Ilir Daja

Deklarate per shtyp
KF Tirana nepermjet kesaj deklarate per shtyp, deshiron te sqaroje pozicionin e klubit ne lidhje me doreheqjen e trajnerit Ilir Daja. KF Tirana vlereson punen e bere prej tij pergjate shtate muajve ne drejtim te skuadres dhe e falenderon publikisht per gjithcka ka dhene ne kete periudhe. Trajneri Daja i ka paraqitur zyrtarisht presidentit Refik Halili doreheqjen e tij dhe ne te njejten kohe, ka mesuar se deshira qe te jete serish pjese e nje projekti te ri per sezonin e ardhshem eshte e madhe.

KF Tirana falenderon trajnerin per punen e bere dhe korrektesine ne marrdhenie. Gjate diteve ne vazhdim, klubi do te bej nje analize te hollesishme per gjithcka ka ndodhur ne sezonin qe u mbyll, per te konstatuar gabimet dhe permiresuar ne te ardhmen e afert. Gjithashtu brenda pak diteve klubi do te negocioje me trajnerin Daja nje marreveshje te re dhe afatgjate per nje projekt ambicioz. KF Tirana vlereson mendimin pozitiv te tifozeve bardheblu qe njesoj si klubi vleresojne dhe kerkojne qendrimin e trajnerit Daja ne krye te skuadres .

S'KA KOMENTE

Comments are closed.