Dorëheqja e Zmijanit nuk i lan të gjitha “mëkatet”

0
SHPËRNDAJE

vllaznia-ok1Pas pak minutash priten protesta të tifozëve shkodran, pikërisht Vllaznit Ultras lidhur me situatën e Vllaznisë. Pas humbjes së pestë, trajneri Zmijani dha dorëheqjen. Në fakt ky ishte një akt burrërorë dhe shumë i saktë nga ana e tij, por në krahun tjetër, sa do që Zmijani është larguar, përgjegjësitë për këtë skuadër të ndërtuar do të bien gjithnjë mbi të. Edhe trajneri i ri që do të vij, është i detyruar të gatuaj me brumin e përgatitur nga Zmijani. Trajneri i sapo dorëhequr ka përgjegjësin e parë pasi largoi me kompetenca të plota disa lojtarë shkodran që e kanë në ADN Vllazninë. Përpara se të largonte ata duhet të kishte gjetur zëvëndësuesit e denjë. E lehtë t’i largosh, e vështirë t’i gjesh zëvnëdësuesit e duhur. Ndërkohë që duke analizuar merkaton e Vllaznisë, ajo duket vërtetë e pa studjuar mirë. Asnjë nga afrimet e verës nuk po spikat. Sulmuesi Pavicevic erdhi plotë bujë dhe u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Jetmir Sefa mbërriti si përforcim me vlera por shumë pak është hedhur në fushën e blertë. Dorëheqja është një akt për t’u vlerësuar gjithnjë, por padyshim s’mund t’i lajë të gjitha “mëkatet”. Tashmë dhe deri në janar përpara syve të tifozëve shkodran do të jetë fytyra e Zmijanit, ai është arkitekti që hodhi themelet e shtrembura të Vllaznisë së këtij sezoni, e cila si asnjëherë tjetër në historin e futbollit tonë nuk ka patur 5 humbje në 5 takimet e para. Është vërtetë e pa pranueshme. Shpresojmë që Zoti të ketë mëshirë për këtë Vllazni në emëer të tifozerisë së saj të mrekullueshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.