Dorëhiqet trajneri i Prishtinës

0
SHPËRNDAJE

936558_10154853610063538_5138944855426065258_n
Sami Sermaxhaj

“Presioni ka qenë i madh dhe ekipi nuk e ka përballuar atë pas gjendjes në të cilën ndodhet. Më ka përcjellë fat i keq, nga 11 ndeshje, prej tyre 7 kemi zhvilluar si mysafire dhe vetëm 4 ndeshje si vendase.

Ekipit i duhet energji i e re dhe klubi është mbi të gjitha dhe për këtë e kam parë të arsyeshme të jap dorëheqje. Klubi më ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës çka edhe u jam mirënjohës. Shpresojë shumë në këndelljen e skuadrës së zemrës duke i dëshiruar shumë fat”, – ka thënë me rastin e dorëheqjes, Sami Sermaxhaj.

“Si duket nuk po kemi fat me trajnerë. Kohët e fundit kemi ndërruar disa prej tyre dhe të gjithë kanë pasur duart e lira të punojnë. Ndërrimi i gjeneratës së futbollistëve gjithmonë është i vështirë, por unë besoj në këta djelmosha që do të rikthehen dhe padyshim do të bëhet mirë, se s’ka tjetër”, – ka thënë kryetari i bordit të klubit FC Prishtina, Remzi Ejupi me këtë rast.

“Do të gjejmë zgjedhjen më të mirë dhe së bashku me këta futbollistë që kemi do t’ia dalim”, – është shprehur me shumë shpresë dhe optimizëm, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi. (Marrë nga faqja zyrtare e FC Prishtina në FB).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.