Dorëzohet Alves

0
SHPËRNDAJE

Danilo Alvesh me fanellën e Flamurtarit
Danilo Alvesh me fanellën e Flamurtarit

Danilo Alves bën prapaktheu. Sulmuesi brazilian rikthehet në Vlorë për të respektuar kontratën që firmosi me admistratorin Sinan Idrizi gjatë merkatos së janarit. Burime pranë klubit vlonjat bëjnë të ditur se 25-vjecari është bindur që të vihet në dispozicion të trajnerit Gugash Magani, pavarërisht marrëdhënieve të tendosura me drejtuesit e skuadrës që pas përfundimit të sezonit.

Sulmuesi pas tentativave të dështuara për të marrë dokumentacionin nga Flamurtari, ka vendosur të respektojë kontratën. Në fakt Alves nuk është se ka patur alterntiva të tjera, pasi Idrizi ka qenë i vendosur për ta cuar cështjen deri në FIFA nëse lojtari do të kërkonte ta prishte në mënyrë të njëanshme kontratën/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.