Dortmund barazon sërish, ndalet nga Darmstadt (Video)

0
SHPËRNDAJE

aubameyangDortmund e ka ngadalësuar hapin galopant që e karakterizonte në këtë fillim sezoni. Pas barazimit 1-1 në mesjavë ndaj Hoffenheim, verdhezinjtë e Tuchel janë ndalur sërish në një barazim 2-2 ndaj Darmstadt. Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë duke e mbyllur atë 0-1 por në pjesën e dytë Dortmund përmbysi rezultatin falë një dopiete të Aubameyang. Kur takimi po shkonte drejt fundit Darmstadt barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 90’ me anë të Sulu. Djemtë e Tuchel tashmë janë 4 pikë larg Bayern Munich, një javë përpara sfidës direkte me bavarezët. Në takimin tjetër Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin barazuan 1-1 duke u ndarë në paqe.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit Borussia Dortmund – Darmstadt:

http://www.dailymotion.com/video/x37wstc_borussia-dortmund-2-2-sv-darmstadt-1898-e-v-the-goals_sport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.