Dortmund godet në merkato, transferon shokun e Alijit

0
SHPËRNDAJE

Borussia Dortmund ka bërë goditjen e parë të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit. Ata kanë transferuar qendërmbrojtësin Manuel Akanji, nga ekipi i Bazelit.

Akanji ka kaluar testet mjekësore të dielën në mbrëmje, ndërsa sot është zyrtarizuar kalimi i tij nga të dyja ekipet. Borusia Dortmund pagoi 21,5 milionë euro për të nënshkruar me Akanjin.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të gjatë katër vite e gjysmë me klubin gjerman, që ka mundur konkurrencën e Liverpulit dhe Monakos për të nënshkruar me të.

Akanji ka shkëlqyer këtë edicion me Baselin në të gjitha kompeticionet. Lojtari i përfaqësueses zvicerane pritet ta formojë dyshen e qendërmbrojtjes te Dortmundi, së bashku me grekun Sokratis.

Akanji ka luajtur në një ekip edhe me futbollistët e kombëtares tonë, Taulant Xhaka dhe Naaser Aliji. Ky i fundit e ka uruar dhe në “Instagram” shokun e tij për transferimin te gjigandët e Bundesligës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.