Dortmund ruan hapin e Bayern Munchen

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Borussia e Dortmundit ruan hapin e Bayern-it të Mynihut. Verdhezinjtë e Tuchel fituan 1-3 në transfertën “WWK” Arena përballë Augsburgut të Marcus Weinzierl duke e ngushtuar sërish në 5 pikë disavantazhin ndaj bavarezëve në klasifikimin e Bundesligës. Një fitore e arritur me përmbysje në një fushë të vështirë që tregon për forcën e Dortmundit në këtë sezon. imageIslandezi Alfred Finboggason me golin e tij në minutën e 16-të u duk sikur ndryshoi rrjedhën e këtij takimi, por nuk ishte e thënë që Augsburgu të bënte rezultat pasi armeni Henrik Mkhitarayn barazoi shifrat pak caste përpara pushimit. Në pjesën e dytë Gonzalo Castro dhe Adrian Ramos hipotekuan fitoren e Dormtundit që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 64 pikëve pas 27 javëve kampionat. Në ndeshjen tjetër të Bundesligës, Leverkuseni mundi 2-0 në transfertë Shtutgartin. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.