Dosja Vllaznia/ Reagon sërish Shtubina: Burrat flasin haptaz, jo anonim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI - Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.
FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI – Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin “Loro Borici” ne qytetin e Shkodres.

Vazhdon të jetë  e ndezur situata në kampin shkodran. Pas reagimeve dhe përplasjeve të shumta, Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë ka reaguar sërish pas akuzave të drejtuara ndaj tij nga një grup lojtarësh tashmë të larguar nga Vllaznia. Ishte i pari Shtubina ai që u shpreh dhe akuzoi rënd ata që u larguan duke thënë: “Vllaznia ka nevoj për burra.” Por akuzat ndaj Shtubinës ishin të rënda, pasi ish-shokët e skuadrës e akuzuan së fundmi se mesfushori pasi merrte rrogën nuk i tregonte apo i gënjejte shokët e skuadrës. Por si e komenton Shtubina këtë akuzë?vllaznia-pas-ndeshjes-me-Partizanin

“Për të vërtetuar akuzat e pabaza të grupi anonim, ditën e hënë do t’ju nis me foto në adrësën tuaj një fatur bankare e cila tregon se sa rroga kam marrë unë tek Vllaznia. Ata që duan të flasin të nxjerrin emrin. Unë e imagjinoj pak a shumë cili është ai që paraqitur këtë info për mua. Po nëse konfirmohet se nuk kanë aspak të drejtë në akuzat e tyre, ateherë unë çfarë duhet të bëjë? Përpara 2 sezoneve Shtubina mbajti Vllazninë i vetëm në Superligë. Sai takon disa lojtarëve të tjerë, sot Vllaznia do të ishte duke luajtur me Adën në Kategoritë Inferiore. Pra Shtubina e ka luftuar i vetëm për këtë fanel. Ju falenderoj ju si faqe për transparencën, po unë kam guximin dhe flas haptaz, me emrin tim, jo si disa që fshihen poshtë krevatit dhe nuk nxjerrin emrin.”- Mbyllë prononcimin e tij eksluziv për Minuta90.com lojtari shkodran Ndriçim Shtubina.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.