Dosti: Nuk e kuptoj përse nuk luajmë në “Elbasan Arena”

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Pas barazimit të djeshëm në ndeshjen Elbasani-Lushnja që u luajt në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, trajneri i ekipit verdheblu shprehu indinjatën e tij për këtë gjë. Pasi foli për rezultatin e ndeshjes dhe anën teknike, Muharrem Dosti u ndal edhe tek fakti që një ekip i Elbasani detyrohet që të luajë ndeshjet jashtë fushe, madje shum larg Elbasanit duke patur në dispozicion stadiumin më të mirë në Shqipëri. Kjo gjë sipas tij ndikon edhe tek rezultatet e skuadrës, pasi dihet që në futbollin shqiptar fusha është një faktor i rëndësishëm për të gjitha skuadrat. Ja fjalët e Muharrem Dostit pas ndeshjes:

Muharrem Dosti trajner i Elbasanit
Muharrem Dosti trajner i Elbasanit

“Nuk po e marr vesh përse ne po luajmë në Korçë, kur ne kemi stadiumin tonë “Elbasan Arena”. Edhe ne ashtu si të gjitha skuadrat e tjera kemi dëshirë të luajmë në shtëpinë tonë. Në “Elbasan Arena” është kënaqësi kur sheh Kombëtaren kuqezi por edhe Skënderbeun, por përse nuk duhet të luajmë edhe ne në atë stadium nuk arrij t’a kuptoj”,-ishin fjalët e trajnerit verdheblu, Dosti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.