Drama e Sopotit, feston Partizani B

0
SHPËRNDAJE

Sopoti – Partizani B 1-4

Shënues: Polisi 90′ /Jaupaj 48′ 79′, Ismaili 63′, Vatnikaj 68′

imageKategoria Parë/ Është mbyllur me fitoren e pastër 1-4 të Partizanit B ndeshja play out e luajte në “Elbasan Arena” mes këtyre të fundit dhe Sopotit. Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e kuqe që nuk e diskutoi për ansnjë moment fitoren në këtë përballje. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, ekipi i drejtuar nga Genc Tomorri ka shkatërruar rivalët në pjesën e dytë teksa i shënoi plot 4 gola duke u ngjitur për herë të parë në këtë kategori. imageNjë dopietë e Jaupajt në minutat 48′ dhe 79′, duke i shtuar edhe golat e Ismailit në të 63′-ën dhe atë të Vatnikajt në minutën e 68′, i dhanë fitoren e merituar skuadrës së Partizanit B që ngjitet në Kategorinë e Parë. Ndërkohë në minutën e 90′ mesfushori Polisi shënoi golin e nderit për librazhdjotët, teksa Sopoti ka pësuar një humbje të rëndë që e rikthen pas dy sezonesh në Kategorinë e Dytë, pas shumë tolerimesh që bëri vetë në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.