Draxler i jep lamtumirën Shalkes, po ku do shkojë?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

drazE ka përshëndetur për herë të fundit e tashmë e ardhmja e Julian Draxler duket larg Shalkes. Në mediat italiane thuhet se do të shkojë te Juventusi, që ka marrëveshje me lojtarin. Por tashmë topi i ka kaluar dy klubeve, Juventusit dhe Schalkes, të cilat duhet të arrijnë një dakordësi në lidhje me formulën e transferimit të gjermanit. Mësohet se 21-vjecari tashmë ka përshëndetur shokët e tij të skuadrës, duke u treguar atyre se gjithcka është përfundimtare dhe se ai do të transferohet në Itali. Juventusi shpreson të arrijë një marrëveshje brenda shifrave 25 milionë euro, ndërkohë që Schalke kërkon të paktën 30 milionë. Ndoshta, një rrugë e mesme do të gjendet. Por sipas mediave gjermane, e ardhmja e fantazistit mund të jetë edhe te ëolfsburgu, klub që është në gjendje të përmbushë çdo kërkesë të Shalkes, po ashtu edhe të bindë futbollistin. Kështu, situata duket paksa e ngatërruar, megjithëse si përfundim çdo gjë duhet të sqarohet brenda pak ditëve.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.