Drejtori i Milanit: S’ka blerje në janar, nuk kemi sheikë

0
SHPËRNDAJE

Milani me Adidas

Në një intervistë për “Il Giornale”, Masimiliano Mirabeli ka folur për pjesën e parë të sezonit si drejtues i Milanit.

Drejtori sportiv tha se: “Nuk është e lehtë, ky zanat nuk njeh pushime dhe duhet të jesh gjithmonë i informuar me të rejat e fundit. Nuk do të bëjmë ndryshime në skuadër në janar, por nëse na paraqitet ndonjë rast i volitshëm do të mundohemi ta shfrytëzojnë, sidomos në mesfushë”.

Mirabeli nuk mendon se u gabua duke investuar mbi 200 milionë në verën e kaluar, megjithatë, nëse do të kthehej pas për disa zgjedhje, pranon se do të mendohej më gjatë: “Nuk besoj se ishte e gabuar të investohej aq shumë, ndoshta në disa raste patëm ngut, por organika ka cilësi dhe vlerë. Në horizont nuk ka sheikë që financojnë pa ndalim, ndaj menduam se ishte një strategji e saktë ajo e investimit masiv, sidomos në planin afatgjatë.

Tashmë duhen ide të tjera për të rritur cilësinë, ndaj ardhja e Gatuzos do t’i japë edhe më shumë vlera skuadrës, e cila mendoj se do të na japë disa kënaqësi në pjesën e mbetur të sezonit”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU