Dridhet Shkëndija, i largohet njëri prej lojtarëve më të mirë

0
SHPËRNDAJE

Një nga lojtarët më të mirë të Shkëndijës viteve të fundit, Armend Alimi do të largohet nga klubi tetovar, merr vesh gazeta “Lajm”.feta
Mësohet se Alimi dhe Shkëndija nuk janë marrë vesh për vazhdimin e kontratës, e cila përfundon në fund të këtij muaji. Largimi i 28-vjecarit Alimi nga Shkëndija do të jetë një humbje e madhe për kuqezinjtë, sidomos në garat e ligës së Europës, ku do të përballen me Cracovia nga Polonia.
Ndryshe Alimi e ka ndihmuar Shkëndijën të fitoj kupën e Maqedonisë dhe të zë vendin e dytë në kampionatin vendor. Gjatë sezonit të shkuar ai ka shënuar disa gola spektakular, që rrallë herë janë parë në stadiumet tona. /lajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.