Drilon Musaj lojtar i lirë, ka disa oferta mbi tavolinë

0
SHPËRNDAJE


Drilon Musaj ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa gjatë kësaj verë ka pasur disa oferta, por dëshira e tij më e madhe ishte të vazhdonte jashtë vendit.

Për arsye të ndryshme kjo deri më tani nuk është realizuar, por në Kosovë e presin.

Fillimisht ishin Trepça ’89 dhe Prishtina që e kanë kërkuar atë, ndërkohë që edhe Laçi ia ka ofruar rinovimin, madje që në muajin janar.

Ai është lojtar i lirë për momentin dhe në garë për të është futur edhe Drita e Gjilanit, që gjatë kësaj vere ka qenë shumë aktive në merkato. Prishtina e pret ende.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.