Dritan Dervishi kërkon ish stafin e Partizanit tek Kukësi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kalimi i Dritan Dervishit nga drejtor i Partizanit në drejtor tek Kukësi, padyshim që pritej të sillte edhe zhvillime mes dy skuadrave në merkato.

Spahia & Gjici & Dervishi gjatë prezantimit
Spahia & Gjici & Dervishi gjatë prezantimit

Pas emrave të lojtarëve që qarkullojnë si Torassa dhe Sukaj që mund të jenë pranë kalimit tek verilindorët, burime të “Minuta90.com” zbulojnë se Dervishi është në kontakt me stafin që ka punuar tek Partizani dhe dëshiron t’i marrë ata tek Kukësi për të vazhduar sërish bashkëpunimin mes tyre.

Një lëvizje deri diku e pritshme kjo e drejtorit të përgjithshëm të kuksianëve, që kërkon të ketë njerëzit e tij të besuar pranë për të punuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.