Dritan Dervishi : Sa harxhova unë vjet ju i prishët vetëm në Turqi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Dritan Dervishi kërkon të mbyllë polemikat me të kuqtë, duke iu përgjigjur drejtorit aktual të Partizanit, Edmond Haxhisë, i cili dy ditë më parë iu përgjigj Dervishit dhe theksoi se do kishte dëshirë të mos kishte më replika.

Dervishi bie dakord për këtë gjë, por sërish nuk mund qëndrojë dot pa ngacmuar: “Ka të drejtë drejtori Haxhia. Nuk replikoj më. Marr fajin për dështimin e Partizanit dhe kërkoj falje. Por, një gjë do ta them: sa kushtoj merkato ime vjet, këtë vit i harxhoi ekipi në janar në Turqi. Pranoj ta marr fajin dhe për vitin tjetër po deshën këta drejtues. Tifozët dhe ata që e duan Partizanin e dinë të vërtetën, e cila nuk fshihet dot me akuza të pabaza”, është shprehur në “Sport Ekspres” Dervishi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU