Drogba nis aventurën amerikane me tregolësh (video)

0
SHPËRNDAJE

Nuk është e nevojshme të flasësh shumë për cilësitë e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, pasi ndjekësit e rregullt të futbollit e njohin mirë lojtarin që është kthyer në legjendë si në Europë te Chelsea ashtu edhe në kontinentin e tij të lindjes, Afrikë.

Tashmë emri Drogba po nis të njihet edhe në Amerikë, sidomos pas tregolëshit të shënuar mbrëmë në fitoren 4-3 të Montreal ndaj Chicago Fire. Kjo ishte ndeshja e tij e dytë në kampionatin amerikan (MLS) në të cilin marrin pjesë edhe klubet kanadeze Toronto dhe Montreal ku luan edhe Drogba.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.