“Druvari” Nainggolan nuk ndalet, kryen “thyerjen” e rradhës

0
SHPËRNDAJE

Nainggolan kur dëmton Rafinhën
Nainggolan kur dëmton Rafinhën
Serie A/ Mesfushori i Romë, Radja Nainggolan, gjithmonë e më shumë kohët e fundit është bërë shkak për dëmtimin e futbollistëve rivalë. I fundit që e kishe këtë fat ishte sulmuesi i Barcelonës, Rafinha, i cili la fushën e lojës me barrelë pas ndërhyrjes së ashpër të belgut. Pas rezonancës u pa qartë dëmtimi dhe Rafinha ka këputur ligamentit e gjurit, gjë që do t’a detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Pas asaj që ndodhi, Nainggolan i kërkoi falje sulmuesit katalanas, por ky nuk është rasti i parë që mesfushori i Romës bëhet protagonist në të tilla ngjarje. Kujtojmë që pak muaj më parë ai dëmtoi rëndë mesfushorin Federico Martiello, duke i thyer këmbën pas një ndërhyrja brutale. Tani që ky rast është përsëritur, duhet që Nainggolan të mos kërkojë më falje, por të ketë kujdes në fushën e lojës.
Nainggolan kur dëmton Mattiellon
Nainggolan kur dëmton Mattiellon

S'KA KOMENTE

Comments are closed.