Duisburg ofertë Bernard Berishës

0
SHPËRNDAJE

10540846_963844240308329_139232176811487430_n
Bernard Berisha – Skënderbeu

Mesfushori i Skënderbeut që shkëlqeu ndaj Crusaders flet për median nga Kosova “Sporti-1” ku shprehet se ekipi gjerman i Duisburg i ka bërë ofertë zyrtare. Berisha thotë se ka punuar fort për të arritur në këtë formë por nuk harron të thotë se e kanë ndihmuar shumë edhe shokët e skuadrës korçare.

“Kemi ekip shumë të mirë dhe mendoj se do t’ia arrijmë t’ia dalim dhe të realizojmë synimin e klubit,” thotë Berisha për ndeshjen e kthimit. “Me pak fat mund të futemi në grupet e Europa League, sepse ky është synimi i gjithë skuadrës dhe drejtuesve.”

“Duisburgu e ka bërë një ofertë zyrtare, por unë nuk kam biseduar me presidentin, pasi jemi të përqendruar te ndeshjet e Champions League. Pas ndeshjeve do të bisedojmë për më tutje,” konfirmon Bernard Berisha.

Për sa i përket Kombëtares, ai thotë se do te ndjehet shumë i lumtur nëse do të vishte një fanellë kuqezi. “Çdokush ëndërron që ta veshë atë fanellë, po të merrja ftesë do të isha shumë i lumtur.” përfundon Berisha.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.