Duka: “De Biasi i lirë të largohet, shpresat për kualifikim janë ende”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e nesërme një ndeshje tepër delikate ndaj Francës në “Velodrome”. Nuk kishte se si të mungonte edhe një deklaratë e presidentit të FSHF, Armand Duka, para kësaj ndeshje delikate. Në një intervistë për “Sky”, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit u shpreh:

Armand Duka
Armand Duka

“Për ne, ndeshja kundër Francës do të jetë e rëndësishme. Kemi humbur debutimin me Zvicrën dhe tani do të japim gjithçka kundër Francës. Një kundërshtar shumë i vështirë, por ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën. Shpresoj se ekipi ynë e ka kuptuar se nuk kemi asgjë për të humbur. Në qoftë se marrim një rezultat pozitiv, do të mbajmë gjallë shpresat e kalimit të grupit, në qoftë se jo, jemi ende të lumtur që kemi marrë pjesë në këtë kompeticion.”

De Biasi dhe De Biasi
De Biasi dhe Duka

Ndërkohë numri një i federatës është pyetur edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit De Biasi. Presidenti Duka ka këtë përgjigje për çështjen në fjalë: “Përpara Kampionatit Europian kemi vendosur bashkarisht se gjatë fazës finale këtu në Francë nuk duhet të mendojmë dhe të flasim për të ardhmen. Dhe, pjesëmarrja në një Europian është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Trajnerit De Biasi i kam thënë që në fillim që, nëse merr një ofertë joshëse për karrierën e tij, do ta lëmë të lirë të largohet.”

Por pyetja mbetet nëse është kjo aktualja Kombëtarja shqiptare më e fortë se kurrë? Duka ka mendimin e tij, teksa shprehet: “Ky është ekipi më i fortë, sepse nuk e kemi marrë kurrë më parë këtë rezultat, kualifikimin në finalet e një Europiani apo Botërori.” 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.