Duka-De Biasi, mungon “gjuha e përbashkët” për rinovimin

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ishte shprehur qartë para ndeshjes me Francën, kur u pyet nëse do të rinovinte me De Biazin. “Rinovimi? Mendoj se përpara duhen pritur ndeshjet e shtatorit. Përpara asaj periudhe nuk ka sesi të bisedojmë për këtë. Trajneri duhet të na japë më parë një farë sigurie që të shkojmë Europian, qoftë edhe përmes “play-off”-it”, është përgjigjur kreu i Federatës.

debiasiDuka
De Biasi me Dukën

I informuar mbi këtë deklaratë të Dukës, vetë trajneri italian ka kërkuar të shpejtojë gjërat dhe të mos e lërë zgjatjen e kontratës pas tre muajve. “Di të them se kam punuar me pasion dhe me perkushtim cdo dite per kombetaren . Mendoj se e meritoj nje rinovim para shtatorit! Është momenti i duhur, ndaj mos e humbisni”, ka deklaruar De Biazi. Sidoqoftë, është Duka ai që vendos kushtet, përderisa ka edhe buxhetin. Më parë kërkon të shohë rezultate konkrete. Mesa duket për të nuk mjaftojnë thjesht fitoret me Portugalinë, apo Francën. Do më shumë…Do biletën e Europianit!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.