Duka flet kandidimim e Finos: Rëndësi kanë standardet e futbollit

0
SHPËRNDAJE

Në daljen e parë publike pas zyrtarizimit të rivalit të tij për kreun e FSHF-së, Armand Duka shmangu fushatën që do të kulmojë muajin tjetër duke vlerësuar Bashkim Finon për pozicionin e tij.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit që do të garojë për të njëjtin post në asamblenë e 7 Shkurtit, i vuri theksin standardeve që duhet të realizohen.

“Dua ta falënderoj Bashkim Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen”, u shpreh Duka.

Presidenti aktual i FSHF firmosi një akord bashkëpunimi me Kryqin e Kuq për dhënien e ndihmës së parë nga vullnetarët, në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe në ekipet e moshave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU