Duka: FSHF-së nuk i intereson kush e fiton kampionatin por gara duhet e ndershme

0
SHPËRNDAJE
loading...


FSHF / Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” gjatë këtij takimi, Duka u pyet edhe për akuzat që ekipi i Partizanit ka bërë gjatë këtij sezoni. Por, pavarësisht kësaj Duka ishte mjaft i qetë, teksa u përgjigj se skuadra e kuqe duhet ta gjejë të keqen te vetja para se të bëjë akuza.

“Ka raste që në futboll, pasi nuk merr rezultatin, fillon të kërkosh armikun. Unë besoj që duhet të kërkosh më shumë volum pune brënda vetes nga pikëpamja organizative, teknike, sportive dhe të pranosh atë që jep fusha e lojës. E kam thënë disa herë dhe nuk dua të justifikoj askënd, pasi e para njëherë nuk ka asnjë interes nga ana e FSHF-së se kush do ta fitojë (titullin kampion). Interesi ynë është që gara të jetë korrekte dhe të mos jetë e ndikuar nga askush”, ka qenë deklarata e Armand Dukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.