Duka i gëzohet shortit: Bëhemi më të mëdhenj kundër Spanjës e Italisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mandiPërtej vështirësive, i vetmi që mund të gëzohet nga ajo që dhuruan goglat e sotme në Rusi është vetëm ai, pasi do të mbushë arkat e Federatës nga e drejta televizive. Mënjëherë ka ardhur edhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armando Duka, pas shortit të eliminatoreve të Botërorit 2018, ku Shqipëria ndër të tjera do të ndeshet me Spanjën e Italinë, dy gjigante të futbollit botëror.

“Spanja e Italia janë vërtet dy skuadra të mëdha. por fakti që do të luajmë kundër tyre do të na motivojë më shumë. Nuk ka skuadra te dobeta, kemi në grup skuadra të medha, gjë që ështe akoma më bukur. Mund të bëhemi më të mëdhenj, duke u ndeshur me të mëdhenjtë”, ka qenë deklarata e dhënë për mediat nga ana e kreut të futbollit shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.