Duka: Jo vetëm Euro 2020 por edhe Botërorin

0
SHPËRNDAJE

Europiani 2016 është pika kulmore e Kombëtares shqiptare dhe të gjithë kombit. I pari eveniment madhor në të cilin Shqipëria mori pjesë. Një turne për tu vendosur në kornizë. Dhe kështu ndodhi, me promovimin e Albumit “Euro 2016” dhe hapjen e ekspozitës me momentet më pikante dhe më të rëndësishme të aktivitetit në Francë.

Kualifikimi në Kampionatin Europian ka bërë që ambiciet dhe objektivat të jenë edhe më të mëdha. Nga përsëritja e suksesit drejt Euro 2020, për të synuar përfaqësimin e parë edhe në Kupën e Botës.

Mes personaliteteve të pranishëm në Muzeun Historik Kombëtar ishte edhe Erjon Bogdani. Ish-bomberi kuqezi kishte mundësinë të përjetonte nga afër emocionet e Kampionatit Europian, ku në postin e zv.trajnerit realizoi ëndrrën e periudhës kur ishte futbollist.

Presidenti Duka preferon të mbetet i përqendruar te futbolli dhe kërkoi që gara për drejtimin e Federatës së Futbollit të mbetet në kuadrin sportiv. Ai evitoi debatet në distancë apo të komentojë perceptimin për përfshirjen e politikës dhe kërcënimet me burg, përpara Asamblesë Zgjedhore të 7 Shkurtit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.