Duka: “Keqardhje për rastin e Gashit, nuk dorëzohemi”

0
SHPËRNDAJE

Një Shqipëri e mirë që ka falur shumë. Duka dhe De Biasi edhe këtë herë janë në një mendje, minutat e para në një Europian kanë ndëshkuar kombëtaren ndaj Zvicrës, me kreun e FSHF që evidenton emocionet e një përgjegjësie të madhe mbi shpatullat e lojtarëve si faktorin që kushtëzoi ndeshjen.

imageEdhe para lojës e kemi thën që cunat tanë e dashurojnë më shumë se të tjerët fanellën, dhe nuk arritën 12 në ato 15 minuta të para të clirohen nga presioni dhe emocionet, pavarësisjt se të gjithë u munduam tju shpjegonim se ne e kemi arritur fitoren tonë dhe nuk kemi pse kemi presion, por ata e ndien peshën e fanellës, e ndien emocionin në ato 15 minuta të para ku gabuam, pastaj përvec kartonit të Lorikut luajtëm shumë mirë, nuk e di nëse një skuadër mund të bëjë më shumë se kaq”.

Të mundesh nga Zvicra nuk është dramë, por mënyra se si erdhi kjo humbje dhe fakti që shpërdoruam shumë lë padyshim një shije të hidhur, analizë që nis me përgjigjen se cili djeg më shumë, rasti i humbur nga Sadiku apo ai i Gashit.

“Ai i Gashit ishte një rast shumë i pastër, pasi ishte pa asnjë lloj presioni dhe në momentin e duhur pasi një gol aty ishte një pikë e padiskutueshme dhe do ishim në humor të mirë, dhe gjithë ata tifozë që ishin në stadium dhe ata miliona shqiptarë që panë ndeshjen, Ky është futbolli ne e pritëm me kënaqësi dhe gëzim që do ishim këtu . Nuk është se një humbje me Zvicrën do të na pezmatojë por duke parë cfarë dhamë na mërzit shumë pasi të paktën një pikë e meritonim”

Mesazhi i fundit është për tifozët: Është humbur një betejë, por lufta vazhdon.

“Unë uroj që tifozët të jenë të kënaqur që janë pjesë e këtij kompeticioni, jam shumë i sigurt se do të ishin shumë më të kënaqur me një rezultat pozitiv dhe i ftoj ta ndjekin këtë ekip pasi jo cdo gjë mbaron me këtë ndeshje. Lufta vazhdon, kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe mund të bëjmë mirë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.