Duka: Klubet shqiptare gati për të synuar fazën e grupeve në Europë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FSHF / Njohje e ambientit, shumë analiza video, por edhe një takim me të gjithë trajnerët e tjerë të ekipeve Kombëtare të Shqipërisë. Në prani të presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka tekniku i ri kuqezi, Christian Panuçi u prezantua edhe me bashkëpunëtorët e tij. Një mënyrë për të vijuar projektin e bashkërendimit të punës në të gjitha nivelet me përfaqësueset, në funksion të Kombëtares A.

“Në fund të fundit janë të gjithë një skuadër, që kanë një qëllim të vetëm: të përgatisin sa më mirë lojtarët për ekipin e parë. Ky është një projekt i nisur më herët, prej trajnerit të mëparshëm dhe që do të vazhdojë tani. Trajneri i ri u prezantua me trajnerët aktualë, ndërsa mënyra e punës nga Kombëtarja e 15-vjeçarëve deri në ekipin e parë të jetë pak a shumë e njëjtë që lojtarëve tu nevojitet sa më pak kohë për adaptimin. Gjithashtu u diskutuan edhe problematika të ndryshme që kanë ekipet për mbarëvajtjen e punës.”

Posti i Drejtorit Teknik të Ekipeve Kombëtare mbetet ende vakant, me kreun e federatës që pohon se pavarësisht intervistave të zhvilluara, mbetet në kërkim të një emri të ri.

“Kemi pasur disa të intervistuar, por ende nuk kemi përcaktuar një emër. Kështu që do të vazhdojmë të kërkojmë një emër të ri.”

Presidenti Duka komentoi edhe ecurinë e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, duke vlerësuar se klubet e Kategorisë Superiore janë në nivelin për të luajtur në fazën e grupeve të turneve ndërkombëtarë.

“Nuk ka qenë nga vitet e mira për rezultate për klubet shqiptare, ndofta edhe për fat të keq. Kukësi ishte superior ndaj moldavëve, duhej të kualifikohej, por fati e dënoi. Pati disa mundësi shënimi, por kjo është loja. Skënderbeu është paraqitur më mirë, por e ka ndihmuar edhe eksperienca ndërkombëtare. Uroj që ta kemi këtë klub për të ndjekur një ekip shqiptar në kupat e Europës. Ekipet shqiptare janë përballur me sukses me kundërshtarët në turet kualifikues. doshta ndonjëherë nuk i ndihmon as fati, ashtu si ndodhi me Kukësin, por unë besoj se ekipet shqiptare janë të gatshme për të shkuar deri në nivelin e grupeve.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.