Duka: Kundër Serbisë do të jenë të ndaluar tifozët kundërshtarë

0
SHPËRNDAJE

Presidenti Armando Duka ka zyrtarizuar faktin se në ndeshjen me Serbinë, të programuar më 8 tetor, nuk do të ketë tifozë miq, pra që do të vijnë nga Serbia. Pra do të jetë një situatë e ngjashme, me atë të ndeshjes së parë të luajtur vetëm 40 minuta, më 14 tetor 2014.
mandi“Kemi rënë dakord me Federatën serbe dhe me UEFA-n që në Elbasan të mos ketë tifozë të Serbisë. Ndonëse ashtu siç ndodhi me ne në Beograd, mund të vijnë rreth 50 vetë”, ka deklaruar kreu i FSHF, përgjatë një interviste të dhënë për emisionin “Opinion” në TV Klan. Kjo vjen ngaqë ekziston frika e ndonjë përplasjeje mes tifozerive, me rrezikun se mund të marrë përmasa përtej futbollit. Por në këtë pikë duhen marra masat për të ndaluar ndonjë provokim që mund të vijë si kundërpërgjigje për dronin e famshëm në Beograd.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.