Duka: Luajtëm keq, nuk ka faj gjyqtari

0
SHPËRNDAJE

armando-dukaPresidenti i FSHF, Armando Duka, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se Shqipëria luajti keq dhe nuk ka gabime të gjyqtarit Aytekin, ashtu siç po flitet.

“E luajtëm keq këtë ndeshje dhe rezultati ishte përgjigja e asaj që dhamë në fushë. Dëgjoj shumë të flitet për arbitrin, por duhet të bëjmë analizën tonë për të parë ku ishte problemi i kësaj ndeshjeje. Kartoni i parë i kuq ndoshta ishte pak i tepruar por aty kishte njëfarë mungesë përqëndrimi.

Ndërsa sa i takon të kuqit të portierit Berisha, nuk është ai i pari që i ndodh ta lënë nervat. Ngjarje të tilla padyshim që duhet të shmangen. Sa i përket objektivit, asgjë nuk është e pamundur kur përgatitesh mirë dhe interpreton mirë ndeshjet. Kemi humbur një ndeshje që i ndodh kujtdo, por e rëndësishme është sa e fortë do jetë skuadra të kalojë këtë situatë të keqe”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i FSHF, Armando Duka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.