Duka: Me Finon nuk kam debate. Dua më të mirën për lojën e bukur të futbollit

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nënshkroi sot një kontratë bashkëpunimi për garat e futbollit shqiptar, kombëtare dhe ato ndërkombëtare me “Kryqin e Kuq Shqiptar”, ndërkohë që interesimi mediatik ishte i madh edhe për faktin se sapo ka nisur fushata zgjedhore për presidentin e ri të FSHF-së.

Duka është mundur të evitojë prekjen e kësaj teme, duke parë edhe eventin, që nuk kishte lidhje me zgjedhjet, por gjithsesi lëshoi një deklaratë të shkurtër: “Realisht dua ta përgëzoj dhe ta falënderoj Bashkim Finon, i cili ka dëshirë të kontribuojë. Në çdo hap do kemi mundësi të diskutojmë, do ta përjashtoja fjalën debat. Jam i hapur për diskutim të hapur për të dhënë më të mirën për futbollin. Kushdo që ta bëjë, e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara dhe këto standarde të realizohen. Nuk dua të flitet për debat, futbolli është lojë, garë sportive dhe duhet marrë si e tillë, në të mirë të futbollit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU