Duka: Ne kontribuam që Kosova të anëtarësohej në FIFA dhe UEFA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme për emisionin “Fair Play”, kreu i FSHF, Armand Duka foli edhe në lidhje me marrëdhëniet që ka ai me FFK-në:

“Raportet me Kosovën janë të shkëlqyera. Unë jam i kënaqur bashkë me ata që kontribuam të anëtarësohen në FIFA dhe UEFA, gjë që është historike për Kombin shqiptar. Ndërkohë futbollistët janë të lirë të kontribojnë për ekipin që duan.”

“Çdo federatë do që të marrë më të mirën prej çdo talenti. Ndërkohë lojtarët para se të iknin te Kosova ne u bëmë një vlerësim me shkrim. Ne nuk mund të pengojmë asnjë lojtar që të shkojë te Kosova. Rashicën doja të qëndronte pasi është i talentuar, por ishte dëshira e tij të largohej. Ne nuk do t’a pengojmë Kosovën të marrë lojtarët që do”, ishin fjalët e Dukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.