Duka: Nga Liga Profesioniste te objektivat e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

duka_ne_parlamentFederata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për krijimin e Ligës Profesioniste. Një institucion që kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e kampionateve të të gjitha niveleve në Europë, por që deri më tani nuk ka ekzistuar në vendin tonë. Edhe pse është tentuar prej vitesh të krijohet, Liga mbeti thjesht si një projekt në letër. Në rubrikën “Open Forum”, pjesë e kominikimit me studentët e Universitetit Epoka, presidenti i Federatës, Armand Duka sqaroi angazhimin e federatës në këtë drejtim dhe vështirësitë për realizimin e iniciativës.

“Kam udhëzuar zv.presidentin e Federatës, që të nisë negociatat një nga një me klubet, që të krijohet Liga Profesioniste. Ngërçi dhe pjesa më e vështirë është që klubet të binden, sesi do të funksionojë Liga dhe cili do ta drejtojë. Liga Profesioniste drejtohet nga vetë klubet dhe kjo nxit mosbesim. Është një mison i vështirë për tu realizuar, të cilin e kemi tentuar edhe në vitet e kaluara, por nuk ia kemi dalë. Krijimi i Ligës do ti shërbejë vetë klubeve, sepse do të rrisë marketingun, apo sepse të ardhurat nga e drejta televizive do të jenë më të mëdha.”

Vështirësia për të krijuar një marrëdhënie besimi në futbollin shqiptar u konfirmua nga vendimi i UEFA-s, që e cilësoi Skënderbeun të papërshtatshëm për të luajtur për një edicion në kupat e Europës dhe ngjarjet që pasuan. Polemika, akuza dhe pretendime ndërmjet korçarëve dhe Partizanit se cila skuadër meritonte titullin dhe UEFA që vendosi se në këtë situatë asnjë prej klubeve nuk mund të përfitonte të ardhurat nga pjesëmarrja në Champions.

“Skënderbeu nuk u lejua nga UEFA të luante në aktivitetet ndërkombëtare për një vit, por dënimi i tyre nuk u bazua në fakte, sepse nëse do të ishte kështu, ndëshkimi do të ishte shumë më i madh. Kjo ka ndodhur në të kaluarën në Maqedoni, ku një klub u përjashtua për 6 vjet. Edhe pse në të kaluarën ka pasur shumë dyshime, ky fenomen në Shqipëri tashmë është në nivele minimale.”

Drejtuesi më i lart i futbollit në vend foli edhe për shanset e Kombëtares në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018.

“Kualifkimi në grupin aktual është shumë i vështirë, madje mund të thuhet thuajse i pamundur, pavarësisht se kjo fjalë nuk duhet të ekzistojë. Ndeshja me Italinë është e rëndësishme për të kristalizuar objektivat tona në këtë edicion. Synimi është të kemi një pozicionim të favorshëm, i cili do të na ndihmonte për shortin e Euro 2020, për t’u kualifikuar sërish në finalet e këtij turneu.”

Në fund, presidenti Duka doli edhe rreth vështirësive të postit që mban prej vitit 2002 dhe kureshtjes së studentëve, nëse e kishte menduar ndonjëherë dorëheqjen.

“Normalisht ka momente zhgënjimi të mëdha, kur e mendon edhe dorëheqjen dhe pyet veten ‘çfarë dua këtu’. Ai moment për mua ishte pas humbjes me Islandën, kur mendoja nëse e gjitha kjo ia vlente. Kryesonim ndeshjen 1-0, por në fund humbëm në mënyrë thuajse amatore. Por, më pas erdhi ai sukses madhështor me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian Francë 2016.”

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.