Duka: Nuk është dramë se ra Tirana

0
SHPËRNDAJE

uka
Superiorja / Pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë, vjen edhe reagimi i parë i Armand Dukës. Presidenti i FSHF-së është shprehur se i vjen keq për këtë gjë, por nuk e quan dramë. Sipas tij fajin për këtë gjë e ka vetë Tirana dhe ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi. Ja deklarat e Dukës.

“Tirana, një klub me shumë histori, fatkeqësisht doli e parafundit dhe mua më vjen shumë keq, si president, por gjithashtu nuk e quaj ndonjë dramë. Ata mund të riorganizohen, siç ndodhi me Partizanin, që ra madje dy kategori më poshtë dhe sot garon për titullin. Nuk ndjej përgjegjësi, përgjegjësinë e kanë vetë. Ndeshjet duhet t’i fitojnë ata, nuk mund t’ua fitojmë ne”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.