Duka: Panuçi dëshirë të paparë për të marrë ekipin, për në Strumicë nuk ka një vendim përfundimtar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Presidenti i FSHF, Armando Duka, në konferencën e sotme për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares së Shqipërisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të panishëm në lidhje me përzgjedhjen e trajnerit Kristian Panuçi si dhe në lidhje me ndeshjen ndaj Maqedonisë që flitet se do të luhet në stadiumin e Strumicës.

“Kemi qenë në një lloj diskutimi me stafin dhe i kemi ndarë kandidatët në dy grupe, emra të mëdhenj si futbollistë dhe si trajnerë. Më parë harrova të përmend edhe alternativën më të rëndësishme, trajnerin De Kanio. Kemi preferuar një mister si Panuçi prej grintës, prej eksperiencës si një kampion me ekipe te mëdha, shumë të mëdha, për arsye të një vullneti dhe dëshire të paparë për të marrë ekipin dhe për të synuar suksesin.

Kjo do jetë sfidë për të gjithë ne, kemi arritur një nivel tashmë dhe duam të ngjitim një shkallë tjetër, apo të mbahemi këtu ku jemi. Nuk e them thjesht formalisht, por kriteret financiare kanë qenë të fundit që i kanë interesuar trajnerit Panuçi, ndërsa për kushtet financiare të stafit ka qenë i interesuar.”

“Ndeshja në Strumicë diskutohet për arsye teknike, po nuk është një vendim përfundimtar. Nëse UEFA vendos, atëherë ne do të zbatojmë rregullat, por nuk duam të shkojmë të luajmë aty sepse nuk janë kushtet e duhura për një ndeshje ndërkombëtare.

Nuk është ambient i duhur për të na pritur neve apo sportistët. Kemi kundërshtuar majftueshëm dhe prandaj nuk ka akoma një vendim. Megjithatë, e kemi diskutuar edhe dje me trajnerin Panuçi, e rëndësishme për ne është të fitojmë ndeshjen.”

“Buxheti ka qenë njësoj për të gjithë dhe kriteri i përzgjedhjes së trajnerit Panuçi nuk kanë qenë kushtet financiare.”

“Siç e thashë kishim disa alternativa. Kujtoj që vite më përpara e kam pasur të vështirë të gjeja trajnerë që pranonin të vinin në Shqipëri, ndërsa ata që pranonin kishin kërkesa të parealizueshme. Ndërsa tani jo vetëm që kishim alternativa, por kemi qenë në mëdyshje për të zgjedhur deri dje.”

“Nuk besoj se ka ndonjë gjë të zhvilluar si kontratë, është vetëm 3 faqe dhe parashikon kushtet dhe shpërblimin për trajnerin Panuçi, si dhe detyrat. Kontrata është e vlefshme deri në fund të eliminatoreve të EURO 2020, normalisht me të drejtë rinovimi”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i FSHF, Armando Duka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.