Duka: Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetiv

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i
Fshf-së Armando Duka fletë para mediave /supersport

Armand Duka: Dy ndeshjet e fundit mund të mbyleshin  më mirë nga pikëpamja rezultatit por në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbeshtesin ekipin kombëtar, porn ë total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me italinë ku mund të merrnim një pikë.

Armand Duka

Duka u shpreh I kënaqur dhe për punën e trajnerit të ri / Duka: Në të tërën gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultat dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.

Nga edicioni I ardhshëm do të fillojë dhe Liga e Kombeve / Duka: I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të nation league dhe mendoj se objektivi shqipërisë është jo grupi c, ku gjendemi por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe në ndonjë rast në botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip I fortë dhe kompetitiv.

Mos afrimi i Lilajt në kombëtare ?

Duka: Janë zgjedhje të trajnerit. Kemi shpesh raste kur lojtarë të nivelit të lartë sepse konkurenti tij është akoma më lartë, ndaj janë zgjedhje që varen nga moment dhe pozicioni. Jo vetëm lilaj por dhe të tjerë mund të afrohen dhe në ndeshjet e nëntorit trajnerit do të provojë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.