Duka shtyn rinovimin e De Biasit: Vëmëndja tek kualifikimi

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Goli i Miguel Velosos në minutat e fundit, ndryshoi edhe priorietin e Federatës Shqiptare të Futbollit përsa i përket pankinës së Kombëtares kuqezi. Çështja e rinovimit të kontratës së trajneri Gianni De Biazi është lëne në plan të dytë, pasi në fillim po mendohet për kualifikimin në “Francë 2016”, dhe më pas do të nisin bisedimet për kontratën e teknikut shqiptaro-italian.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Presidenti Armand Duka u shpreh se e kishte lënë për të biseduar rreth kësaj çështje pas dy ndeshjeve të shtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë, ndeshje të cila tashmë kanë kaluar, por asnjë nga palët tashmë nuk e ka mëndjen tek kjo gjë pasi nuk kërkojnë që të krijojnë shpërqendrime në skuadër.

Armand Duka
Armand Duka

“E kisha menduar që me trajnerin De Biazi të takoheshim pas ndeshjeve të shtatorit për rinovimin e kontratë, por duke parë rrjedhën që morën ngjarjet mendoj se ende duhet të presim. Tani që pozitat e skuadrës ndryshuan dhe ne na duhet që të fitojmë patjetër dy sfidat e rradhës. Çdo diskutim do të na shpërqendronte nga objektivi madhor që kemi për kualifkimin ne “Euro 2016”.- u shpreh Duka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.