Duka: Skënderbeu më i fortë pas dënimit . Si Italia në 2016-shtën

0
SHPËRNDAJE

FSHF/ Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku flet për ecurinë e Skënderbeut në Europë, madje bën edhe një krahasim me Italinë, që pas skandalit “Calciopoli” u shpall kampione bote.

Për titullin e sezonit 2015-2016 që iu hoq korçarëve duhet pritur, pasi ende nuk është marrë vendimi i “CAS”.

NGA DËNIMI TE LAVDIA E SKËNDERBEUT
“Janë bërë si Italia pas “Calciopolit”, që u shpall kampione bote. Edhe Skënderbeu po korr suksese të mëdha në Europë. Tani kanë një ndeshje jashtëzakonisht shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit, pasi nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë. I mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur”.

TITULLI I SEZONIT 2015-2016
“Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeun. Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati”, deklaroi Duka në “Top-Channel”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.