Duka: Starova kudo që shkon flet kundër meje

0
SHPËRNDAJE


FSHF / Sulejman Starova njihet si një opozitar i përhershëm i presidentit të federatës Armand Duka, teksa së fundmi ka pasur akuza të ndërsjella në media mes tyre.

Për teknikun e Partizanit, kreu i federatës është e keqja e futbollit në Shqipëri, teksa ka deklaruar gjithashtu se vetë Duka nuk do që të kuqtë ta dalin kampion.

Përgjigja nuk ka vonuar, me Dukën që thotë: “Kjo është si puna e gishtit. Shkoi njëri te doktori dhe i tha: ‘Jam sëmurë, kam dhimbje në disa vende të trupit’, dhe i tregonte me gisht këtu, këtu, këtu… Doktori i tha: ‘Ik mor se ke thyer gishtin’. Me këtë dua të them që Starova, kudo ku shkon, flet vetëm kundër Dukës”, ka deklaruar numri një i federatës në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU