Duka takon kreun e Policisë së shtetit për ndeshjen me Serbinë (Video)

0
SHPËRNDAJE

FSHF/ Në këtë takim, ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin QATO si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Z. Ilir SHULKU.

image
Për rreth një orë, ÇAKO –DUKA, kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin sa më normal të ndeshjes si dhe për të garantuar rendin e sigurinë publike në çdo hap, duke filluar nga mbërritja e lojtarëve, të tifozëve, dhe të miqve nga Serbia, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Drejtori i Policisë së Shtetit Z. Haki ÇAKO, garantoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet e saj më të mira, nga ana e burimeve njerëzore dhe asaj logjistike.

image
ÇAKO ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ne do të forcojmë akoma më shumë masat, me qëllim që të parandalojmë çfarëdolloj incidenti të mundshëm që mund të ndodhë.

Masat janë të shumëllojshme, nga toka dhe nga ajri, por i garantoj që të gjithë tifozët, se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim të vetëm, të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare.
image

Z. DUKA, nga ana e tij, ka theksuar se do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit, listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që Policia të këtë mundësi të kryej verifikimet e nevojshme.

Njëkohësisht Z. DUKA, ka vlerësuar masat që Policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë, duke shprehur dakortësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave, gjithmonë në funksion të mbarëvajties së ndeshjes.

image
Në këtë takim, u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit, të bëjnë rikonjicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth, duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete, për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.

Video

S'KA KOMENTE

Comments are closed.