Duka takon lojtarët, ja çfarë tha para tyre

0
SHPËRNDAJE

Humbja ndaj Zvicrës padyshim që la një shije të hidhur tek të gjithë shqiptarët. Edhe presidenti i FSHF, Armand Duka pas ndeshjes e shprehu një gjë të tillë, por gjithashtu tregoi se mbetet në krah të lojtarëve të tij dhe se bson tek ata.

imageDitën pas ndeshjes Duka ka zhvilluar një takim me lojtarët duke i shprehur atyre të gjithë besimin që ka, duke i motivuar akoma më shumë. Në fjalën e tij parë lojtarëvr, kreu i FSHF la këtë mesazh:

“Ky është Grupi më i mirë gjatë gjithë këtyre viteve sa kam qenë president i FSHF-së. Luani dhe shijoni çdo çast të këtyre ditëve në Euro 2016 për t’i mbajtur mend shumë gjatë. Luani pa presion, tifozët janë krenarë për atë që keni arritur, shijoni Evropianin, jepni gjithçka në fushë”, ka qenë mesazhi i Dukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.