Duka zbulon pse ja dha Jorgjit ndeshjen Kukësi – Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Gjykimi në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu u kthye në një çështje, pasi ajo që bëri Enea Horgji në fushën e blertë la shumë për të diskutuar.

Korçarët me të drejtë protestuan vendimit e gjyqtarit të FIFA-s, ndërkohë që presidenti Armand Duka sqaroi edhe arsyen se pse u përzgjodh që ajo ndeshje cila vendoste titullin, të gjykohej nga arbitra shqiptarë.

“Në ndeshjen e Partizani-Kukësi vendosëm të pranonim kërkesën për arbitra të huaj, edhe pse kjo nuk kishte pëlqimin e Kukësit. Më pas kërkoi edhe Skënderbeu arbitra të huaj dhe sërish Kukësi nuk ishte dakord dhe ne nuk mund të vendosnim për arbitra të huaj, pasi dukej sikur ishin kundër tyre”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.