Duka:Kur përfundimi është pozitiv nuk ke çfarë të thuash më tepër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duka:Kur përfundimi është pozitiv nuk ke çfarë të thuash më tepër

Presidenti i Fshf-s Armando Duka flet per “supersport” pas fitores me Lihtershtein.

Duka:Duhet të jemi të kënaqur me kaq sa bëm. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë, por nëse ke mundësi të shënosh më tepër përse jo. Por, në shtator, kur lojtarët vijnë nga lodhja e përgatitjeve dhe kur kundërshtari luan shumë mbrapa, në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur.

Për të qenë i sinqertë, do të doja pak më tepër agresivitet në minutat e para. Por, kur përfundimi është pozitiv nuk ke çfarë të thuash më tepër.

Presidenti Duka foli edhe për trasfertën e 5 Shtatorit në Maqedoni..

Duka:Në Maqedoni na pret ndeshja e radhës, një ndeshje si të gjithë të tjerat, me të cilën duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikë. Skuadra do të shkojë për të luajtur futboll dhe nuk dua të mendoj asnjë diskutim tjetër, përse ndeshja luhet në Strumicë, apo diskutime të tifozëve. Nëse skuadra do të hyjë në mënyrë profesionale dhe do të japë maksimumin jam i sigurt që skuadra do të kthehet me rezultat pozitiv.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU