Durimi soset, Ardian Takaj paralajmëron largime nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Refik Halili, Julian Morina dhe Ardjan Takaj gjatë një ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës

Durimi dikur soset… Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, njihet nga të gjithë për qetësinë e tij të theksuar, por këtë rradhë duket se e ka humbur disi këtë veti të tij.

I ftuar në televizionin “TV Korça”, numri një i klubit korçar ka paralajmëruar skuadrën e tij se çfarë e pret në rast se nuk bëhet kthesa e madhe brënda 3 javësh. Ja çfarë mesazhi dha për lojtarët dhe stafin teknik Ardjan Takaj:

“Unë nuk do të pres më shumë se tri javë dhe për këtë kam lajmëruar si trajnerin, po ashtu edhe lojtarët. Në rast të kundërt ne do të marrim masa duke ndryshuar trajner dhe lojtarë bashkë.”

“Nuk do të jetë aspak një problem për t’i zëvendësuar pasi ne si klub kemi kërkesa si nga trajnerë të njohur europianë, ashtu edhe nga lojtarë të ndryshëm.”

“Agostinelli më ka dhënë besim deri tani dhe ai nuk ka presion nga askush, përfshirë këtu edhe menaxherët e lojtarëve të cilët nuk ndikojnë.”

“Për mendimin tim, problemi është fakti se skuadra ka patur lëvizje lojtarësh. Kanë ikur lojtarë të një niveli të lartë dhe ato që kanë ardhur kanë nevojë për kohë që të ambientohen me pjesën tjetër të ekipit.”

“Megjithatë, kam bindjen e plotë që në fund të sezonit do të shpallemi përsëri kampionë”, ishin fjalët e presidentit Ardian Takaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.